Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sylejmani: Grupet terroriste s’do të ndalen as pa zmbrapsjes nga Policia

Ish-koloneli I Policisë, Rrahman Sylejmani, ka thënë se tendencë e Rusisë është zhvendosja e vëmendjes në një konflikt tjetër.

Sipas tij, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi janë tri pika që me një incident të vogël mund të dalë situata nga kontrolli.

Sylejmani ka thënë se grupet terroriste që sulmuan më 24 shtator nuk do të ndalen, ani pse u zmbrapsën nga Policia.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet vendore e kanë marrë situatën në dorë bashkë me KFOR-in. Tensionet në veri janë potencial për të destabilizuar situatën në Kosovë. Kosova për këtë është vendi më i përshtatshëm për të krijuar destabilitet. Pastaj e rrezikuar është edhe Bosnje dhe Hercegovina”, ka thënë ai.

Ka shtuar se informatat e kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri, nuk ndryshojnë asgjë. Kjo pasi sipas tij, as për sulmin e 24 shtatorit nuk është ndërmarrë asgjë ndaj Serbisë.

Edhe Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Policia e gatshme për sfidat Arbëri Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Policia e gatshme për sfidat

Ai ka thënë se pozicioni i tanishëm i Kosovës është i favorshëm për shkak të profesionalizmit të treguar nga Policia.

Sylejmani ka thënë se duhet të bëhet hetim më i shpejtë për 24 shtatorit.

Ka thënë se provat që gjenden duhet t’u lihen institucioneve përkatëse dhe të mos publikohen të gjitha.

“Kjo nuk e justifikon stagnimin për zhvillimet tjera. Obligimet ndërkombëtare duhet të respektohen. Jam habitur nga një deklaratë e BE-së që duhet të pranohen edhe dokumentet paralele. Ato janë në kundërshtim me shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Sylejmani ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë shtrirje më të madhe të sundimit të ligjit në veri se në këtë kohë.

Edhe Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me KFOR-in për parandalimin e sulmeve të reja Arbëri Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me KFOR-in për parandalimin e sulmeve të reja

Ka deklaruar se kjo ka sjellë që strukturat paralele të tërhiqen.

Më 24 shtator, ka thënë Sylejmani, institucionet i kanë dhënë një goditje të madhe grupeve terroriste.