Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku shihen dëmet që janë shkaktuar nga granata e dorës, e cila mbrëmë është hedhur në oborrin e ndërtesës së Komunës së Mitrovicës Veriore.
Sveçla në një postim në Twitter ka thënë se agresioni i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke vazhduar.
“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi i mbrëmshëm në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës Veriore është edhe një përpjekje për përshkallëzim e destabilizim. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj. Sulmet duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Sveçla.
The aggression of Vucic continues. Last night terrorist attack against the Municipal building in North Mitrovica is yet another attempt for escalation & destabilization. Serbia should be held responsible for their hostile behaviour. The attacks must stop now. pic.twitter.com/0fsp7OjeuR
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 27, 2023
-
Sveçla: Shpërthimi në veri, hakmarrje për arrestimin e tre serbëve për krime lufte
-
Dëmtohen dy automjete zyrtare në oborrin e objektit të Komunës, sulmi me granata dore dënohet nga institucionet
-
Sveçla publikon video ku, sipas tij, shihen serbët duke shpërndarë armë në veri
-
Sveçla për gjetjen e zollave në Mitrovicë: Beogradi po i stimulon grupet terroriste
-
Sveçla për incidentin në veri: Propagandë serbe, asgjë e re nga ta