Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: Serbia e Rusia nuk kalojnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se trazirat në veri të Kosovës janë organizuar nga Serbia, e inspiruar nga Rusia.

“Simboli ‘Z’, fanella me simbole të Wagnerit, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Të organizuar nga Serbia, inspiruar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviqi e model Putini. Përpjekjet për të destabilizuar shtetin tonë nuk do të kalojnë. Serbia e Rusia nuk kalojnë”, ka shkruar ai.

Që nga e premtja e shkuar, në veri ka pasur protesta të serbëve lokalë që kanë kundërshtuar ushtrimin e detyrës së kryetarëve të rinj të komunave të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, nëpër objekte komunale.

E hëna ishte dita më e tensionuar. Nga dhuna e protestuesve, u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it. Tre prej tyre u plagosën nga armët e zjarrit. Kanë pësuar edhe gazetarët që janë sulmuar nga protestuesit.Qeveria e Kosovës ka akuzuar Serbinë si përkrahëse e njerëzve që shkaktojnë trazira në veri. Të enjten, kryeministri Albin Kurti publikoi në Kuvend një listë me emra të atyre që i ka cilësuar organizatorë, e për disa prej të cilëve ka thënë se kanë lidhje direkte me politikën vendimmarrëse në Beograd.