Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: Për herë të parë që nga paslufta Policia filloi patrullimin kufitar në liqenin e Ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Faebook se Policia e Kosovës ka nisur me patrullimin e hapësirës së liqenit të Ujmanit.

Ai ka thënë se ky patrullim po bëhet për herë të parë që nga paslufta.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shkruar se tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës”, ka shkruar tutje ai.

Image
policia e kosoves