Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të dielen është pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një vizite në këtë qytet.
Sveçla dhe Bahtiri pas takimit kanë vizituar edhe Lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të qytetit, për të parë gjendjen e banorëve të kësaj lagjeje.
Ndërkohë, si është bërë e ditur nga njoftimi për shtyp i ministrisë së Brendshme dhe Administratës Publike, gjatë takimit është biseduar “lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’ rast para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për vendosjen në karantinë të Komunës veriore dhe Zveçanit, si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në atë pjesë”.
Po ashtu, sipas njoftimit të ministrisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës janë shpërndarë mbi 400 pako ushqimore dhe higjienike për secilën familje në nevojë që jetojnë në fshatrat dhe lagjet e veriut, ku Komuna e Mitrovicës ka siguruar 305 pako, ndërsa pakot të tjerat nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
-
Sveçla takon Atiqin: Mitrovica V. dhe çdo komunë e Kosovës do të përjetojnë progresin e merituar
-
Sveçla nga Bërnjaku: Policia po përmbush detyrat e saj duke siguruar ambient të qetë
-
Bahtiri kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë, sheh rrezik nga komunat që e rrethojnë
-
Kampi Belvedere shqyrtohet si opsion nëse Kosova përballet me fluks refugjatësh
-
Sveçla publikon vendimet e Qeverisë për t’i futur në karantinë dy komunat veriore