Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të mërkurën se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat ai thotë se janë në dobi të rajonit dhe më gjerë.
Në një postim në Twitter, Sveçla bëri të ditur se ka marrë pjesë në takimin e ministrave në kuadër të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për qeverinë tonë”, ka shkruar ai.
Kosovo is committed to push forward the initiatives under the Berlin Process Framework in the benefit of the region and beyond. Fighting organized crime and corruption, illegal migration and terrorism remains priority for our government. 2/2#berlinprocess pic.twitter.com/C4KoTX4fkn
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) October 20, 2022
Më 3 nëntor pritet të mbahet samiti i ardhshëm i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ky samit do të drejtohet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
-
Sveçla takon Sarrazinin, diskutojnë për futjen e mallrave serbe në Kosovë
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Në Berlin pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe e një deklarate për fqinjësi të mirë
-
Qeveria: Jemi të angazhuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm
-
Sveçla: Kemi përmirësuar cilësinë e shërbimeve në administratën publike