Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga zhvillimet e së dielës në veri të Kosovës, 11 qytetarë kosovarë kanë mbetur të lënduar “nga strukturat ilegale të armatosura”, për çka policia ka nisur hetimet.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, të mbajtur të hënën, Sveçla ka thënë se nga e hëna ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë për pajisje me dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit serbë, të cilat do t’i zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit brenda territorit, ndërsa vlefshmëria e këtij dokumenti është 90 ditë.
“Në orët e para të mëngjesit të së hënës ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për pajisje me dokumentet hyrje/dalje në pikat kufitare. I gjithë ky proces po vijon pa pengesa. Ashtu edhe siç e kemi parashikuar, e gjithë procedura është shumë e shkurtër. Për shkak të dezinformatave dhe informimit jo të drejtë të këtij procesi, dua të njoftoj se dokumenti për hyrje-dalje, do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit brenda territorit të Kosovës, vlefshmëria e këtij dokumenti është 90 ditë”, ka thënë Sveçla.
Ministri i Brendshëm më tej ka theksuar se disa barrikada janë larguar dhe pjesa e mbetur e tyre pritet të largohen të hënën gjatë ditës.
-
Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës
-
Gjobitet aktivisti serb që u përplas me mbrojtjen e afërt të Sveçlës në veri
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
-
Për një ditë, 29 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS
-
Sveçla: Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në kufi, me urdhër të Vuçiqit mund të nisin sulme agresive