Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi sheh ngjashmëri në qëndrimin e Ivanovit e Jahjagës dhe dallim në qasjen e BE-së ndaj këtij qëndrimi

Shkrimtari e publicist Veton Surroi përmes një postimi në Facebook ka bërë krahasime ndërmjet qëndrimit të kryetarit të Maqedonisë Ivanov që mbrojti kërkesën e VMRO-DPMNE-së dhe të ish – presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga e cila mbrojti kërkesën PDK-së duke mos lejuar që shumica parlamentare e Kosovës të formonte Qeverinë, transmeton Koha.net.

Surroi ka theksuar se BE asokohe toleroi bllokimin jodemokratik të Kosovës për hir të "stabilitetit", e shtoi se kësaj radhe BE ka gjasa ta korrigjojë veten dhe ta respektojë të drejtën demokratike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi i plotë i Surroit:

“Presidenti i Maqedonisë Ivanov, me kërkesë të VMRO-DPMNE , po ia mohon mandatin shumicës parlamentare që ta formojë Qeverinë e ardhshme.
Presidentja e Kosovës, me kërkesën e PDK-së , ia mohoi mandatin shumicës parlamentare që ta formonte Qeverinë e vendit.
BE asokohe toleroi bllokimin jodemokratik të Kosovës për hir të "stabilitetit" dhe mbërriti në udhë qorre.
BE ka gjasa këso kohe ta korrigjojë veten dhe ta respektojë të drejtën demokratike; të mos mbërrijë në udhë qorre.
Stabilitetin e krijon konsensusi demokratik, jo shantazhi mafioz”.