Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, tha se marrëveshja e demarkacionit mund të ratifikohet e pastaj të ketë hapësirë për rishikim.
Surroi tha se ka dy elemente që e karakterizojnë 100 ditëshin e kryeministrit Haradinaj, një puna e tij me intensitet të hovshëm dhe në anën tjetër strukturimi qeverisës, që nuk e dallon shumë nga qeverisjet e kaluara. Ai nuk mohon mundësinë e përfshirjes në një ekip të ri të unitetit për bisedimet me Serbinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRatifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe pastaj rishikimi i këtij procesi është skenar i mundshëm sipas shkrimtarit e publicistit Veton Surroi.
Mirëpo, në rast se pala kosovare merret vesh për rrëzim të marrëveshjes, atëherë duhet patjetër të kenë një shpjegim se çfarë do të bëhet tutje.
Ndryshe, tha Surroi, është lehtë vetëm të rrëzohet një marrëveshje.
Mënyra se si do të trajtohet procesi negociator me Serbinë mund të diktojë mënyrën se si do të jetojnë qytetarët e Kosovës edhe për shumë vite tjera.
Sipas Surroit, ka hapësirë për krijimin e një ekipi të ri të unitetit, për çka nuk e mohon mundësinë se do të mund të ishte edhe vetë pjesë e tij.
Dëshira e Surroit për vitin 2018 është konsensusi shoqëror e politik në Kosovë.