Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Kosovën e bëjnë të aftë për BE vetëm qytetarët

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka komentuar publikimin e Raportit të Progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Surroi ka shkruar se nisja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë duhet ta gëzojë edhe Kosovën, e cila, sipas tij, duhet të mësojë se pa ndryshime të brendshme, nuk do të ketë ndryshime as përballë Bashkimit Evropian.

“Lajmi i hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë duhet ta gëzojë edhe Kosovën. Kosova mund të mësojë se pa ndryshime në vend nuk ka as ndryshime karshi BE-së. Mësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë: Kosovës nuk do t'i ketë faj kush nëse mbetet siç është. Dhe Kosovën nuk do ta bëjë kush shtet të aftë për BE nëse qytetarët e saj nuk e bëjnë vet”, ka shkruar Surroi në Facebook.