Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka vlerësuar se qeveria aktuale e vendit, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duhet të largohet shumë shpejt.
“Brenda gjashtë muajve do të ishte normale të binte kjo qeveri dhe të shkonim në zgjedhje të reja, ndoshta”, është shprehur Surroi në RTV Dukagjini.
“Kjo Qeveri ka krijuar më shumë befasi, çdo ditë, sa që çdo befasi e ka lënë mënjanë befasinë e mëparme”, ka deklaruar ai.
“Përderisa një pjesë e opinionit publik është marrë me numërimin e ministrave e zëvendësministrave, e njëjta qeveri fali në formë joligjore, jokushtetuese, borxhin prej 58 milionë euro ambalazhuesve të ujit, dha para për pjesëmarrësit e grupit të Kumanovës”, ka kujtuar Surroi.
“Mori vendime për ngritje të pagave që janë po ashtu në kundërshtim me ligjin dhe në fund mori një vendim që ka gjasa të jetë më i dëmshmi për vendin, kjo është kontrata për termocentralin Kosova e Re”, ka vlerësuar Surroi.
-
Surroi: Presidenti nuk duhet të imponohet nga asnjëra palë
-
Surroi: VV-ja qeverisi me duar të pastra, Kurti ka mundësi të madhe të jetë sërish kryeministër
-
Surroi: Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin nëse përmbyset autoritarizmi në Serbi
-
Surroi fajëson edhe ndërkombëtarët për korrupsionin në Kosovë
-
Surroi: Nuk do të ketë qeveri të re, aventurë e rrezikshme për ata që e kanë ndërmarrë