Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi i përgjigjet Kocijançiçit: BE-ja e NATO-ja s’folën me një zë për ushtrinë e Kosovës

Publicistja dhe drejtoresha menaxhuese e grupit Koha, Flaka Surroi, i është përgjigjur zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiç, që tha se BE-ja ka mendim të njëjtë me të NATO-s, sa i përket krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Surroi ia ka kujtuar Kocijançiçit se BE-ja e as NATO-ja nuk janë në një zë kur bëhet fjalë për këtë vendim të Kosovës.

“Edhe ne e kemi qëndrimin tonë për ushtrinë tonë, dhe për të tash për tash e kemi përkrahjen e një pjese të NATO-s dhe një pjese të BE-së, që d.m.th, as qëndrimi i NATO-s e as i BE-së nuk janë shqiptuar me një zë”, ka thënë Surroi.


Një përgjigje ka shkuar edhe për zërat që vijnë kryesisht nga Serbia, që thonë se formimi i Ushtrisë së Kosovës e rrezikon paqen dhe e destabilizon rajonin. Surroi thotë se rreziku për prishjen e paqes vjen nga ata që në fundin e shekullit të kaluar nisën katër luftëra të përgjakshme.

“Fundja, ushtria jonë nuk është krijuar për të sulmuar. Rreziku për destabilizimin e rajonit vjen nga ata që nuk dinë ndryshe pos të shkaktojnë luftëra -- e në të '90-tat i shkaktuan katër. E Kocijançiç e besoj se e di këtë punë shumë më mirë seç mund të shpjegohet me fjalë...”, ka thënë Surroi.

Edhe Kush e përkrahu e kush jo Kosovën në bërjen e ushtrisë së saj Arbëri Kush e përkrahu e kush jo Kosovën në bërjen e ushtrisë së saj

Gjatë ditës, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar që BE-ja e ndanë mendimin e njëjtë me NATO-n që mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndërrohet vetëm përmes procesit gjithëpërfshirës dhe gradual, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë që të mbajë obligimet e veta që dalin nga Marrëveshja e Parë, që është arritur në prill të vitit 2013 në Bruksel, si dhe aranzhimeve të saj të sigurisë”, ka theksuar Kocijançiq.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës që FSK-ja të ketë kapacitete ushtarake, nuk u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas miratimit të tri ligjeve për ushtrinë në Kuvend, Stoltenberg u shpreh se ky vendim nuk vjen në një kohë “të përshtatshme”.

Edhe Kocijançiq: BE-ja ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në Arbëri Kocijançiq: BE-ja ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në

“Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, ne e kemi bërë të qartë se kjo lëvizje vjen në kohën të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si sponsorizuesi më i madh i NATO-s i ka dhënë mbështetje të plotë transformimit të FSK-së, e përkrahje i ka dhënë edhe Gjermania.