Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi: Fjalimi i Ramës, i padobishëm për Procesin e Berlinit

Publicisti Veton Surroi ka thënë se fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Kosovën, e ka futur Shqipërinë në një radhë me shtetet e tjera sa i përket Procesit të Berlinit.

Në një shkrim në platformën X Surroi e ka quajtur fjalimin e Ramës si fjalim të fajësimit dhe turpit në raport me Kosovën.

“Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ishte më e dalluar në sfidat e identitetit të shtetësisë. Kryeministri Rama në fjalimin e tij 90 minutësh të fajësimit dhe turpit i tregoi Kosovës çfarë të bëjë në negociatat me Serbinë, çfarë me Gjykatën e Hagës, UÇK-në dhe politikanët e saj. Ky fjalim e bashkoi Shqipërinë me të tjerët. E padobishme për Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai.

Të enjten, Rama ka folur në Parlamentin e Shqipërisë ku ka thënë se pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së e SHBA-së dhe viktimizimi i Serbisë falë dhuratave të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare, po ia vështirësojnë përpjekjet për ta zgjidhur situatën pas tensioneve në veri. Ai i ka bërë thirrje institucioneve në Kosovë të reflektojnë për kërkesat e Brukselit dhe Uashingtonit.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar pjesëmarrjen. 

Artikuj të ngjashëm