Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim publicistin Veton Surroi si dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku.
Me këtë rast, Haradinaj me Surroin e Shllakun, kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë - Serbi si dhe nevojën për unifikimin e të gjithë spektrit politik dhe të shoqërisë civile, në këtë fazë të zhvillimeve shumë të rëndësishme për vendin.
Kryeministri theksoi se faktori politik duhet të ndërtojë konsensusin e brendshëm që të ndërtohet një platformë e cila e definon pozicionin e qartë të Kosovës.
Ai ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, duke thënë se “vendimi ishte përgjigje e politikës agresive dhe jo të drejtë ndaj shtetit të Kosovës dhe si e tillë do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia”.
Kryeministri Haradinaj e ka mirëpritur iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja.
-
Haradinaj ripërsërit se pavarësisht presioneve, taksa mbetet
-
Limaj takon Surroin, flasin për fazën finale të dialogut me Serbinë
-
KFOS-i me plan për platformë konsensuale për dialogun
-
Haradinaj thotë se do t’i ftojë liderët në takime individuale për unitet rreth dialogut
-
Haradinaj në “Fol Hapur”, thotë se nuk ia la në dorë dialogun presidentit Thaçi