Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, sot në një postim në Facebook ka bërë krahasimet e fjalëve që kishte thënë ambasadori amerikan bashkë me Grupin e Kontaktit në kryeqytetin Serbisë në vitin 1998 dhe fjalët që sot i ka bërë ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, transmeton Koha.net.
Ky është shkrimi i Surroit:
“Në fillim të vitit 1998 ambasadori amerikan dhe Grupi i kontaktit i thanë Beogradit zyrtar se do të pësojë nëse vazhdojnë me politikën e vet të paligjshmërisë ndaj Kosovës.
Njëzet vjet me vonë , më 2018, zyrtarët në Prishtinë e bënë veten që ambasadori amerikan dhe Grupi i kontaktit t'u thonë se do të pësojnë nëse vazhdojnë me politikën e vet të paligjshmërisë ndaj Kosovës”.
Artikuj të ngjashëm
-
“Amerika juaj ekziston kudo, por jo në pushtet”
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Daniel Serwer
-
Si e humbëm fitoren e GJND-së
-
Surroi: Pas pavarësisë u bënë tri gabime strategjike nga Ahtisaari e ndërkombëtarët
-
Surroi: Sfida kryesore është që kufiri Kosovë–Serbi të mos bëhet vijë ndarëse mes Perëndimit dhe botës euro-aziatike