Për publicistin e shkrimtarin, Veton Surroi, dënimi me burgim të përjetshëm për Radovan Karaxhiqin, nuk e liron Bosnjë e Hercegovinën, meqë sipas tij, rendi i saj juridik është prodhim i drejtpërdrejtë edhe i gjenocidit për të cilin u dënua Karaxhiqi.
Në një prononcim në profilin e tij në Facebook, të shkruar edhe në gjuhën boshnjake, Surroi ka shkruar se “Radovan Karaxhiqit iu konfirmua në shkallën e apelit dënimi për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”.
“Ka marrë burgim të përjetshëm. Me këtë nuk u lirua Bosnja e Hercegovina. Rendi i saj juridik është prodhim i drejtpërdrejtë edhe i gjenocidit për të cilin u dënua Karaxhiqi”, ka shkruar Surroi, përcjell Koha.net.
“Dënimi i Karaxhiqit nuk është lirim i Bosnje e Hercegovinës dhe nuk do të jetë përderisa pretendohet që ardhmëria e qytetarëve të saj të ndërtohet mbi harresën kolektive”, ka shtuar më tej ai.
-
Vuçiqi ankohet “për drejtësi selektive” nga Tribunali i Hagës, përfshin edhe Haradinajn
-
Kurti pas dënimit të Mladiqit: Mohimi i krimeve nga serbët duhet të marrë fund
-
Haxhiu: Për gjenocidin nuk është fajtor vetëm Mladiqi, por edhe vetë Serbia
-
Karaxhiq pret caktimin e burgut ku do të jetojë deri në fund të jetës
-
Gjykata e Hagës i refuzon apelin Karaxhiqit