Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja shfuqizon pjesë të Udhëzimit për pagesat direkte në bujqësi

Ministria e Bujqesise

Gjykata Supreme i ka shpallur të paligjshëm dhe i ka shfuqizuar paragrafët 2, 2.1 dhe 2.2 të nenin 21 të Udhëzimit administrativ për pagesat direkte në bujqësi.

Shfuqizimi është bërë pas padisë që e ka ushtruar “Stonecastle Vineyards & Winery” Sh.p.k ndaj Ministrisë së Bujqësisë. 

“Shpallet i paligjshëm dhe shfuqizohet neni 21 paragrafi 2 nën paragrafët 2.1 dhe 2.2, të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.04/2025, për Pagesat Direkte në Bujqësi për Vitin 2025, i publikuar në Gazetën Zyrtare më datë 19.03.2025”, thuhet në vendimin e Supremes.

Neni 21 i Udhëzimit përcakton kriteret e pranueshme për pagesat për vreshtat ekzistuese. 

Paragrafi dy i Udhëzimit përcakton që “subvencionimi bëhet për sipërfaqe - hektarë, në vlerë prej 1050 €/ha ose 525 €/ha, varësisht prej përshkallëzimit”. 

Në paragrafin 2.1. thuhet se “fermerët të cilët kanë të mbjellë/kultivojnë së paku 0.10 ha deri 100 ha sipërfaqe me vreshta, do të subvencionohen në vlerë prej 1050 €/ha;”

Ndërsa në paragrafin 2.2. thuhet se “fermerët të cilët kanë të mbjellë/kultivojnë mbi 100 ha sipërfaqe me vreshta, do të subvencionohen në vlerë prej 1050 €/ha për 100 ha e parë, dhe në vlerë prej 525 €/ha për sipërfaqen e vreshtit mbi 100 ha”.

Edhe Hapet thirrja për aplikim për subvencione në bujqësi Arbëri Hapet thirrja për aplikim për subvencione në bujqësi

“Në mungesë të ndonjë analize të qartë, të argumentuar dhe të dokumentuar nga ana e të paditurës, që do të justifikonte trajtimin e diferencuar të subvencionimit për sipërfaqet mbi 100 hektarë, gjykata vlerëson se përshkallëzimi i tillë rezulton në një trajtim selektiv dhe për pasojë diskriminues ndaj paditësit, në kundërshtim me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit në trajtimin e subjekteve të së njëjtës kategori, prandaj gjykata vendosi si në pikën -I- të dispozitvit të këtij aktgjykimi”, thuhet në vendimin e Supremes.

Në piken e parë të dispozitivit të aktgjykimit thuhet se kërkesëpadia e Stonecastle Vineyards & Winery” Sh.p.k, aprovohet si e themeltë. 

Vendimi i plotë: