Gjykata Supreme e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar se ka miratuar ankesën e Zafir Berishës, kandidat nga subjekti politik “Nisma”, për kryetar të komunës së Prizrenit, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Si rrjedhim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, obligohet që ta bëjë certifikimin e kandidatit në fjalë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, thuhet në vendimin e Supremes, raporto Koha.net.
Po ashtu, Gjykata Supreme ka miratuar edhe ankesat e Hazbi Bajrës, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për anëtar të Kuvendit Komunal në Istog, si dhe ankesën e Milazim Xanit, kandidat i “Nismës” për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë.
“KQZ obligohet të bëjë certifikimin e këtyre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka potencuar Gjykata Supreme e Kosovës.
-
Kërkohet tërheqja e vendimit të KQZ-së për decertifikimin e 86 kandidatëve
-
Supremja në favor të Zafir Berishës, e rikthen në garë për kryetar të Prizrenit
-
Çka ndodhi në mbledhjen e sotme të KQZ-së
-
Zafir Berisha e vazhdon me Supremen “luftën” e tij për Prizrenin
-
Kronikë e KTV-së për decertifikimin nga KQZ të 86 kandidatëve