Gjykata Supreme ka marrë vendim edhe për dy ankesat e reja që i ishin drejtuar gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.
Supremja e ka hedhur si të palejuar ankesën e kandidatit të koalicionit LAA për deputet Imet Rrahmani, pasi nuk ka pasur të drejtë të bëjë ankesë, ndërsa ankesën e bërë nga Jollxhi Shala nga partia KNRP, Supremja e ka refuzuar si të pabazuar.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
“Gjykata Supreme ka pranuar dy ankesa të reja. Ankesa nga kandidati për deputet Imet Rrahmani, e cila është hedhur si e palejuar dhe ankesa nga Jollxhi Shala, e cila është refuzuar”, tha Uka-Lutfiu.
Imet Rrahmani humbi postin e deputetit pas ankesës që bëri kolegu i tij në parti Naser Osmani, i cili kishte vetëm 10 vota më pak se Rrahmani. Rinumërimi e vendosi Osmanin para ish-ministrit të Shëndetësisë.
-
Supremja refuzon ankesat e katër deputetëve të LDK-së
-
Pesë ankesat e refuzuara nga PZAP-ja dorëzohen në Supreme
-
Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së, hapet rruga për certifikim të rezultateve
-
Edhe Supremja e refuzon ankesën e PDK-së për votat me postë
-
Supremja refuzon të pabazuar ankesën e kandidatit për asamblist në Drenas