Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e organizatës joqeveritare “Germin”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve nga jashtë.
“Germin” kishte paraqitur ankesë me të cilën kontestonte ligjshmërinë e vendimit që votuesit nga jashtë të verifikohen përmes thirrjeve telefonike.
Në një njoftim për media, Gjykata Supreme ka thënë se pasi shqyrtoi shkresat e lëndës nga PZAP-i dhe “Germini”, vendosi se ankesa është e palejuar.
Në arsyetim Supremja ka thënë se e ka pranuar si të bazuar qëndrimin e PZAP-it se vendimi i KQZ-së nuk i nënshtrohet ankesës, përveç nëse nuk parashihet qartë me ligj.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur me thirrjet për verifikim të aplikuesve që duan të regjistrohen si votues jashtë Kosovës. Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri tash janë verifikuar 8 mijë aplikime. Kritikat ndaj këtij procesi ajo i ka cilësuar si dashakeqe.
Pas njoftimit të Supremes, ka reaguar organizata “Germin”. Ajo ka thënë se do të çojë rastin në Gjykatën Kushtetuese.
-
PZAP-i hedh poshtë ankesat në lidhje me vendimin e KQZ-së për votat e diasporës
-
Sot merret vendimi për ankesat rreth verifikimit të votuesve jashtë Kosovës
-
Refuzohet ankesa e Listës Serbe për certifikim të kandidatëve për deputetë të partisë së Rashiqit
-
PZAP-ja refuzon ankesën e opozitës serbe, nuk e certifikon për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së, hapet rruga për certifikim të rezultateve