Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se 9 dispozita të rregullores Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, e cila rregullon punën e ndërmarrjes “Prishtina Parking”, janë në kundërshtim me të drejtat kushtetuese, me parimin e ligjshmërisë dhe me standardet evropiane për të drejtat e njeriut.
Vendimi i supremes është marrë pas padisë që ndaj kësaj Rregulloreje kishte ngritur Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
GLP{S-ja ka njoftuar se për Aktgjykimin do të mbajë një konferencë të enjten, ku kanë thënë se do të sqarojnë gjetjet Supremes e cila ka aprovuar padinë.
Në padi GLPS-ja kishte kontestuar dispozitat e Rregullores të cilat i japin kompetencë ndërmarrjes "Prishtina Parking" për vendosjen e bllokadave, konfiskimin e automjeteve e po ashtu edhe për mosmarrjen e përgjegjësisë për dëmet që u shkaktohen atyre në parking.
-
Supremja: “Prishtina Parking” jashtëligjshëm bllokoi automjete e ndëshkoi pronarë
-
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren për “Prishtina Parkingun”
-
Supremja lë në fuqi rregulloren e “Prishtina Parking”
-
GLPS-ja i konteston nëntë nene të rregullores së “Prishtina Parkingut”
-
Me padi kërkohet shfuqizimi i Rregullores së Prishtina Parkingut