Një shpërthim ka ndodhur në pikën e kontrollit policor te “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se dyshohet se me një mjet piroteknik i kombinuar me lëndë djegëse është sulmuar një kioskë e Policisë, por që nuk ka të lënduar.
Ka bërë të ditur se ajo pikë nuk është statike, për çka ka bërë që policët të mos jenë aty.
Ndërkaq në raportin e Policisë është bërë e ditur se vepra është iniciuar si "vepër terroriste".
Ndërkohë në një rast tjetër Policia derisa ishte duke kontrolluar veturat në veri, një automjet nuk i është bindur urdhrit.
Edhe
Shpërthim në veri të Mitrovicës
Policia është vënë në ndjekje, ndërkaq i dyshuari e ka ndaluar veturën dhe ka ikur në këmbë.
Elshani ka bërë të ditur se pas kontrollimit të veturës, nuk ka pasur asgjë të dyshimtë.