Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sulm në spitalin më të madh ushtarak në Kabul, dhjetëra të plagosur

Sulmuesit kanë hyrë në spitalin më të madh ushtarak në Kabul duke shkaktuar një betejë armësh, thotë ministria e mbrojtjes afgane.

“Spitali Sardar Daud Khan është sulmuar”, tha një zëdhënës.

Spitali ka 400 krevate dhe është në afërsi të ambasadës amerikane.

Një punonjës i spitalit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se e ka parë një person të armatosur të veshur me uniformen e një mjeku i cili sipas tij më pas ka shkaktuar zjarr duke vrarë dy persona, shkruan KP.

Të paktën 13 njerëz u plagosën në këtë sulm të cilët u dëeguan në spitale të tjera, sipas raporteve të televizionit Tolo News, duke cituar zyrtarët e shëndetit.

Edhe Sulmohet një spital ushtarak në Kabul Botë Sulmohet një spital ushtarak në Kabul

Një anëtar personeli i spitalit ka shkruar në Facebook: “Sulmuesit janë brenda spitalit Lutuni për ne”.

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë në sulme vetëvrasëse talebane në Kabul një javë më parë.