Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, përmes një postimi në facebook, ka përmbledhur një listë me disa çështje që ndodhën në vitin që po lëmë pas, 2018-ën.
Sipas Ramadanit, Suksesi historik i vitit 2018 ishte Ushtria. Suksesi strategjik i vitit: Forcimi i pozitës së shtetit në rajon. Skandali i vitit: 'deportimi' i shtetasve turq, shkruan Ramadani.
Thotë se Zhgënjimi i vitit ishte ‘Mosmbajtja e premtimit nga BE për liberalizim të vizave’.
“Dështimi i vitit: Moskrijimi i unitetit për platformën e Dialogut”, shkruan tutje ai.
Ndërkaq ka përmendur edhe Detyrat e vitit 2019:
“Uniteti për Dialogun. Sundimi i ligjit/forcimi i luftës kundër korrupsionit. Ekonomia/vendet e reja të punës”, ka shkruar Ramadani.
-
Ramadani: Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s
-
Ramadani: Kosova e ka vendin në NATO
-
Zëvendësministri i FSK-së beson se ushtria do të bëhet me ndryshime kushtetuese
- Shpresojmë në një vit, në të cilin do të ndodhë diçka
-
Qeveria 2019 u karakterizua me skandale, shpenzime enorme, punësime familjare e partiake