Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.
Ambasada Suedeze përmes një postimi në Twitter ka treguar se ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit mes Suedissë në aspektin e sigurisë me Kosovën.
Temë e këtij takimi thuhet të ketë qenë barazia gjinore në FSK.
“Rëndësia e barazisë gjinore në fushën e sigurisë dhe Suedia e Kosova vazhdojnë bashkëpunim të mirë. Këto ishin temat e diskutimit kur ambasadori ynë Henrik Nilsson takoi Rrustem Berishën, ministër të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës.
Artikuj të ngjashëm
-
Suedia, partnere e Kosovës në zhvillim
-
Holanda ndihmon FSK-në me pajisje për mirëmbajtje të automjeteve
-
SHBA-ja njoftohet për kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së
-
Berisha në Halifax thotë se FSK-ja i shërben paqes rajonale
-
Kroacia do të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës