Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, në raportin e tij të auditimit të pasqyrës financiare vjetore në Komunën e Deçanit, ka dhënë një numër të madh të vërejtjeve dhe rekomandimeve për kryetarin e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Në konkluzionin e përgjithshëm mbi qeverisjen, auditori ka gjetur një numër të dobësive të qeverisjes brenda Komunës, veçanërisht në llogaridhënie, në menaxhim të rrezikut dhe në cilësinë e raportimit menaxherial, duke nxjerrë në pah sistemin kryesor financiar të Komunës, raportim të dobët financiar mbi shpenzimet dhe të hyrat tek menaxhmenti i lartë.
Auditori e ka vlerësuar të pakënaqshëm edhe zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, ku prej 22 rekomandimeve vetëm tri janë zbatuar plotësisht, nëntë ishin në proces të zbatimit dhe dhjetë nuk ishin zbatuar fare, për çka auditori ka kërkuar nga kryetari i Komunës që të përdorë gjithë autoritetin e tij që të përmbushen rekomandimet e dhëna, jo vetëm të këtij viti. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në prag të zgjedhjeve paralajmërohet përkeqësim i qëllimshëm i menaxhimit financiar në komuna
-
Kryetarët e komunave në veri iu ankohen ambasadave edhe për “kontrollin nga Qeveria”
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
-
Buxhetit të shtetit iu morën 45 milionë euro nëpërmjet vendimeve gjyqësore
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike