Liderë të subjekteve politike në Luginë të Preshevës, sot kanë nënshkruar një marrëveshje me të cilën do të garojnë me një listë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në Tiranë në një takim, të organizuar nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Lista do të bazohet në parime të qarta programore dhe do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, shkruan presheva.com, trasnsmeton Koha.net.
Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje duke theksuar përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë dhënë shembullin domethënës se si shumë dallime partiake mund të artikulohen brenda vetëm një qëndrimi kombëtar.
“Bashkimi sot iu shërben qytetarëve të Luginës, por edhe shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Cakaj. /presheva.com/
-
Partia Demokratike pjesë e listës së përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi
-
Të dielën zgjedhjet në Serbi, subjektet shqiptare të Luginës së Preshevës vazhdojnë me inate
-
Shqiptarët në Luginën e Preshevës bashkohen për herë të parë, synojnë tri vende në Kuvendin e Serbisë
-
Dalje e ulët e qytetarëve në Luginën e Preshevës, kandidatët kritikohen për përçarje
-
Kamberi: S’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse anashkalohet Lugina