Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studiuesi amerikan: Kosova dhe Shqipëria po dëbojnë shtetasit turq, turp të kenë

Eksperti dhe studiuesi i njohur amerikan i politikës së jashtme, Alon Ben-Meir, ka theksuar edhe një rrezikun që vjen nga dëbimi i personave me origjinë turke për në Turqi. Sipas Prof. Ben-Meir, Turqia ka një ushtri të fortë dhe ajo po mundohet që të kapi armiqtë e saj në të gjithë botën. Ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria si vende pro-perëndimore po e ndihmojnë Erdoganin të realizojë këtë qëllim, transmeton Shekulli.

“Ushtria e madhe e Erdogan po mundohet që të kapë “armiqtë” e tije në të gjithë botën. Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende që janë deklaruar “vende pro perëndimore” të cilët po deportojnë qytetarë turq për në Turqi. Detyra jonë është që të mbrojmë njerëzit që janë të kërcënuar nga ai. Turp të kini”.