Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentja e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ përfaqëson Kosovën në Samitin e Koresë Jugore

Blerinë Ajvazi është studente e Fakultetit të Edukimit, Program Fillor, në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për Paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Videot e studentes Ajvazi, përfaqësuesja më e re në botë, për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, janë cilësuar ndër më të pëlqyerat.

Këtë vit, në muajin shtator, Blerina është ftuar që të marrë pjesë në Samitin e radhës në Republikën e Koresë Jugore.

Artikuj të ngjashëm