Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët pejanë edhe këtë vit pa bursa

Ndarja e bursave për studentët e universitetit publik “Haxhi Zeka” (UHZ) në Pejë, ka fare pak e mbase aspak gjasa të ndodhë këtë vit akademik. As zëri i ngritur në protestën e para dhjetë ditëve nga studentët e këtij universiteti për mosndarje të bursave që katër vjet, nuk ka nxitur ndonjë reagim pozitiv nga asnjëri institucion përgjegjës.

Absolventi në Fakultetin e Juridikut, Ardit Gërvalla, që është përfaqësues i studentëve në Senatin e universitetit “Haxhi Zeka”, tregon se ky universitet është i vetmi në Kosovë që nuk ka ndarë bursa që katër vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Çështja e bursave në këtë universitet është tema më e përfolur në Pejë dhe rrethinë, për shkak se që katër vjet studentët e këtij universiteti nuk kanë marrë bursa. Është çështje e pazgjidhur nga Rektorati dhe Qeveria dhe faji po mbetet jetim pastaj. Kurse ne po kërkojnë zgjidhjen e kësaj çështjeje, pavarësisht se kush është fajtori. Ne e dimë se përgjegjës është Rektorati dhe rektori, si person më kompetent. Dhe nga ai po kërkojmë në këtë rast zgjidhjen e çështjes së bursave”, përcjellë ai zërin e studentëve të këtij universiteti.

Me protestën e mbajtur para dhjetë ditëve para Rektoratit, përveç kërkesës që kryeministri Ramush Haradinaj të ndikojë në ndarjen e buxhetit për universitetin që të mundë të ndajë bursa, studentët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e rektorit të UHZ-së, Fatmir Millaku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm