Viti i ri akademik 2020/2021 në Universitetin e Prishtinës mund të mos nisë më 1 tetor, ashtu siç e parasheh Statuti i UP-së. Kjo pasi që Parlamenti Studentor ka drejtuar një kërkesë që fillimi i tij të shtyhet për dy javë.
Kërkesa është bërë për shkak se këtë vit mbajtja e provimeve në afatet e qershorit e shtatorit mund të marrë më shumë kohë sesa viteve të kaluara, pasi studentët duhet të ndahen në disa grupe për t’i respektuar masat e distancës sociale.
Sipas kryetarit të Parlamentit studentor, Bledian Geci, kjo shtyrje duhet të bëhet në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik. Ka thënë se presin që Universiteti ta miratojë kërkesën e tyre.
Kurse, Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur për KOHËN se kërkesa për shtyrjen e fillimit të vitit të ri akademik do të trajtohet të premten nga Senati.
Përveç tjerash, pritet të vendoset edhe për hapjen e afatit të provimeve të qershorit dhe mënyrën e mbajtjes së tyre.
-
Nis viti i ri akademik në UP
-
Mosakreditimi i UP-së rrezikon të shtyjë edhe fillimin e vitit të ri akademik
-
Ende s’ka datë për fillimin e vitit akademik për studentët e vitit të parë
-
Universitetet publike vitin akademik e fillojnë më 1 tetor në formë virtuale e fizike
-
UP-ja ka zhvendosur afatin e prillit, studentët kërkojnë provime online