Mbrëmjen e kësaj të hëne ka përfunduar ngujimi i studentëve të Fakultetit Juridik në Tiranë.
Prej më tepër se një muaji, një grup studentësh të Juridikut vijuan protestën në mjediset e brendshme të Fakultetit, duke mos lejuar zhvillimin e mësimit.
Ngujimi i grupit të studentëve brenda Fakultetit u vu përballë pjesës tjetër të studentëve, që donin t’i riktheheshin mësimit, raporton TCh.
Për të shmangur vazhdimin e përplasjes mes studentëve, dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha kërkoi nga Ministria e Arsimit gjetjen e mjediseve të tjera, që studentët të vijonin leksionet.
Në dispozicion të Fakultetit Juridik u vunë mjediset e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku prej dy javësh studentët ndoqën leksionet dhe seminaret aty, edhe në ditët e fundjavës.
-
Studentët në Tiranë ngrihen në protestë, kërkojnë kthim në auditorë
-
Studentët e ngujuar nuk e kanë ndërmend të tërhiqen
-
Studentët në Tiranë sërish të ndarë, mes bojkotit dhe mësimit
-
Mbyllet në Tiranë protesta e studentëve para Kryeministrisë, paralajmërojnë kthimin nesër
-
Në Shqipëri studentët u rikthehen protestave