Rreth 50 ish-studentë janë të indinjuar që diplomat e Universitetit “Kristal” në Shqipëri nuk po nostrifikohen, raporton KTV.
Andaj, përmes protestës, kërkojnë zgjidhje. Përfaqësuesit e këtyre protestuesve zhvilluan takim me dyer të mbyllura me stafin e ambasadës.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në Kosovë, si në të shumtën e rasteve, preferojnë që për çështje të ndryshme arsimore të përgjigjen nëpërmjet emailit.
Thonë se cilado diplomë, gradë apo kualifikim që njihet nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, do të njihet edhe në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas. Këtij grupi të diplomuarish në Kristal, ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, u kishte premtuar njohjen e diplomave.
Viti i parë akademik në Universitetin “Kristal”, këtyre studentëve u ka kushtuar 5 mijë euro, ndërsa vitet tjera të studimeve u kanë kushtuar nga 4 mijë e 500 euro. Por Universiteti “Kristal” në Shqipëri është mbyllur në vitin 2014, nën dyshimin se i shiste diplomat.
-
Pritje me vite për nostrifikim të diplomave në MASHT
-
Arrestohet pronari i “Kristalit” që shpërndante diploma edhe në Kosovë
-
Arrestohet ish-pronari i Universitetit “Kristal”, shiti diploma
-
Fonti dhe ngjyra kanë lënë pa nostrifikim diplomat e Albanian University
-
155 studentëve të “Akademisë Evolucion” nuk u njihen diplomat