Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stavileci padit Kurtin për shpifje, i vë shumë etiketa

Ish-ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tash këshilltar i kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka paditur për shpifje kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas pretendimit të Stavilecit, shpifjen, Kurti e ka bërë në një postim në Facebook, e që në fakt ka qenë prej një fjalimi që kreu i VV-së e ka mbajtur në qytetin Klinës në përpjekje për të mobilizuar qytetarët për protestën e së premtes para prokurorisë së shtetit.

Kurti e kishte përmendur emrin e Stavilecit, kur kishte thënë se “këta vjedhin edhe te subvencionet e fermerëve, siç e dimë. Vjedhin me letra e pa to”.

“Hartojnë gjoja ‘masa të posaçme’ sa për ta krijuar një vegëz që paratë të dalin nga buxheti i shtetit e të kenë mundësi të sajojnë lista me njerëzit e tyre të afërt. Vetëm për këtë masën e veçantë, praktikisht u vodhën 3 milionë euro nga buxheti. Ky buxhet ishte buxhet i bujqësisë dedikuar fermerëve tanë. Këto 3 milionë euro i morën tre përfitues. Tre emra aksionarësh rezultojnë të jenë përfitues në dy grante. E midis tyre Këshilltari i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, e krahas tij dhe kompania Otvic, e mikut të Kryeministrit dhe shefit të Rikallos, famëkeqit Radojçiq”, ka thënë Kurti. LEXO MË SHUMË

E në deklarimin e tij, Stavileci ka shprehur akuza të ashpra ndaj Kurtit. E ka quajtur shpifarak, e i ka thënë “ja ku e ke padinë”, duke e publikuar të njëjtën krahas deklarimit të tij në rrjetin social Facebook.

“S’të mjaftuan dështimet në shumësinë e roleve tua si mohues i shtetit tënd, prishës i rendit, qetësisë dhe sigurisë, gurëhedhës, gazhedhës, mollotovhedhës, zollahedhës, sulmues i policëve, indoktrinues e sektaxhi i rrezikshëm, parashpëlarës, përçarës, nxitës i vëllavrasjeve dhe vetëvrasjeve, regjisor i orgjive seksuale, kështu që tash ke marrë një rol të ri, atë të shpifarakut”, ka thënë Stavileci. “Të uroj sukses edhe në këtë mision të dështuar!”, ka shtuar më tej.

Në padi Stavileci nuk ka përmendur shumë të dëmit material që kërkon kompensim nga Kurti, por ka shtuar se “vlera monetare e kontestit të fituar do të shpërndahet për gratë viktima të dhunës seksuale, për fëmijët në nevojë, për familjet skamnore, si dhe për personat me aftësi të kufizuara”.

Edhe VV-ja e quan spektakël politik padinë e Ahmetit, ky i kërkon Kurtit ballafaqim televiziv Video VV-ja e quan spektakël politik padinë e Ahmetit, ky i kërkon Kurtit ballafaqim televiziv

Më poshtë mund ta lexoni të plotë padinë e Stavilecit për Kurtin:

{gallery}