Konkursi për drejtor të KEK-ut është mbyllur për herë e tretë, pas dy dështimeve, me arsyetimin se nuk arritën të ishin në testimin final tre persona që plotësojnë kushtet, edhe pse konkurruan dhjetëra.
Kësaj radhe raportohet se ka konkurruar edhe Blerand Stavileci, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik, tashmë shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, transmeton KP.
Ky i fundit ka folur të martën për këtë çështje.
Tha se vazhdimisht kanë për qëllim dekriminalizimin dhe largimin e njerëzve joprofesional që nuk i japin asgjë vendit.
Deklaroi se duhet përkrahur njerëzit profesional, kur u pyet nëse do e përkrahë Stavilecin, por tha se nuk do e përkrahë askënd që nuk respekton Ligjin.
“Duhet njerëz që janë më profesionistë me i përkrahë dhe mos me u shkel Ligji. Po ju jap fjalën që ata që nuk respektojnë Ligjin nuk kam me i përkrahë”, ka thënë ai.
-
IKD i kërkon Kuvendit rikthim të ligjshmërisë: Përzgjidhni njërin kandidat për sekretar
-
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi del sërish sot para gjykatës
-
Stavileci: Nuk diskutuam për emra të përveçëm, por për qëndrimin që do ta mbajë PDK-ja
-
Ish-shefja e kabinetit të Krasniqit thotë se s’vërejti tendencë për favorizim të ndonjë kompanie
-
Stavileci flet pas akuzave të rënda të drejtuesve të Prishtinës