Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligji ia ndalon Stavilecit garën për drejtor të KEK-ut

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ia ka “mbyllur derën” ish-ministrit të këtij dikasteri, Blerand Stavileci, për të vazhduar garën për drejtor menaxhues në ndërmarrjen më të madhe publike, Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ky interpretim ligjor i MZHE-së është dhënë pasi një gjë të tillë e ka kërkuar Zyra e kryeministrit se kush ka të drejtë t’i drejtojë ndërmarrjet publike, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E në të thuhet se kjo nuk u lejohet personave që gjatë 36 muajve të fundit kanë qenë edhe të emëruar politikë, i tillë siç ka qenë Stavileci (ish-ministër) dhe tash shef i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Gjatë ditës së hënë mediat kanë publikuar edhe dokumentin që Zyra ligjore e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ia ka dërguar Zyrës ligjore të Kryeministrisë. Ndër të tjera, aty është cituar edhe neni 17.2 i Ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, ku thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE-së duhet të jenë të pavarur.

Burime të gazetës tregojnë se kush është paraqitur në konkursin për drejtor menaxhues në KEK. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)