Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se partitë e ish-opozitës kanë zgjedhur të sabotojnë procesin e votimit për formimin e një komisioni të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Sipas saj, me këto veprime ata po shkelin Kushtetutën.
“Po e shohim që egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Përveç një strategjie sabotuese nga opozita, nuk kemi pjesëmarrje në proces të votimit. Ne kemi bërë thirrje që të ketë votim, qoftë për apo kundër. Po e shkelin Kushtetutën. Opozita po tenton të sabotojë procesin e votimit si dhe hapat e mëtutjeshëm duke na lënë në rrethana të pamundura për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Statovci pasi dështoi përpjekja e 37-të për konstituim.
Dy minuta seancë për një tjetër dështim
-
Statovci për ngërçin në Kuvend: Qëllimi është të bllokohet Qeveria Kurti 3
-
Kushtetueses i kërkohet të mos lejojë “veto” për Listën Serbe
-
Osmani: Po synohet bllokimi i shtetit për një nënkryetar
-
Statovci: Opozita po e faktorizon Listën Serbe
-
Kuvendi nën masë të përkohshme: Sonte në “Interaktiv” deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci