Instituti i Statistikave ka sjellë një skamin të të dhënave demografike në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.
Kështu, mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73.7 vjeç. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve, 70.7 vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës, që gjithashtu ka shmangie në drejtim të kundërt, me një moshë mesatare vdekjeje 76.7 vjeç.
Qarqet e tjera të vendit janë ndarë në numër të barabartë, 5 me 5 mes vlerës mesatare kombëtare, por luhatja është mjaft e vogël. E njëjta gjë mund të thuhet për Tiranën dhe Durrësin, dy qarqet ku është përqendruar pjesa më madhe e popullsisë.
Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë rreth 18% të totalit, ndërsa popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë rreth dy të tretat, 69%, duke lënë kështu vetëm 13% të popullsisë mbi moshën 65 vjeç.