Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’respektohen masat, numër i madh i nxënësve presin për regjistrim para shkollave në Prishtinë

Numër i madh i nxënësve mëngjesin e së hënës ia kanë mësyrë shkollave të mesme në kryeqytet për tu regjistruar për vitin e ri shkollor, raporton Ekonomia Online.

Para shkollës “Sami Frashëri” dhe “Ahmet Gashi”, nxënësit edhe pse ishin renditur në radhë nuk kanë mbajtur distancën e nevojshme.

Edhe pse nuk ka një vendim përfundimtar, mosmbajtja e distancës dhe mos respektimi i masave tjera është një nga arsyet pse shkollat nuk pritet të fillojnë mësimin fizikisht në shkolla në shtator.

Pas anulimi të testit të arritshmërisë, regjistrimi në klasën e dhjetë këtë vit do të bëhet vetëm në bazë të notës mesatare që nxënësit ka treguar nga klasa e 6 deri në të nëntën.

Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale mund të konkurrojnë kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.

Për t’u pranuar në shkollën e mesme nxënësi duhet t’i plotësojë disa kritere, si nota mesatare e të gjitha lëndëve nga klasa e 6 deri në të nëntën, që do të vlerësohet me 60 pikë, dhe nota mesatare nga lëndët prioritare, që do të vlerësohet me 40 pikë.

Edhe Pranimi i nxënësve në shkollat e mesme, vetëm në bazë të notës mesatare Arbëri Pranimi i nxënësve në shkollat e mesme, vetëm në bazë të notës mesatare

Ndërkaq për gjimnaze dhe shkolla të mesme të mjekësisë kriteri i lëndëve prioritare është që mesatarja e këtyre lëndëve të jetë 4 e më lart.

Konkursi për pranimin e nxënësve shkolla të mesme do të qëndrojë i hapur deri të premten, ndërsa rezultatet do të shpallen më 24 gusht.