Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka shpallur konkurs të hënën për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10, të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2022/2023.
Konkursi është hapur për gjimnazet “Sami Frashëri”, “Matematikor i specializuar”, “Ahmet Gashi”, “Eqrem Çabej” dhe për shkollat “Dr. Ali Sokoli”, “28 Nëntori”, “7 Shtatori”, “Abdyl Frashëri”, “Gjin Gazulli”, Medreseja e Mesme “Alauddin” dhe “Prenk Jakova”.
Sipas njoftimit të Komunës, paraqitja e dokumenteve bëhet në periudhën 22 - 24 gusht, ndërsa rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen më 25 gusht.
Në njoftimin zyrtar janë publikuar të gjitha detajet për aplikim që mund të gjenden KËTU.
Artikuj të ngjashëm
-
UP-ja hap konkursin plotësues për pranim të studentëve
-
Nxënësit e nisin vitin me kurrikulë të skaduar, ekspertët kërkojnë reforma e Ministria hesht
-
Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij
-
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
-
UP-ja hap konkurs për pranim të studentëve të rinj