Punimet për ringritjen e terminalit të pagesave në Kalimash janë drejt përfundimit dhe koncesionari do t’i ketë gati brenda fundit të majit 9 sportelet dhe 10 korsitë, në pjesën ku do të arkëtohet taksa. Ringritja e sporteleve vijon me ritëm të shpejtë dhe në koordinim edhe me qeverinë do të përcaktohet data kur drejtuesit e mjeteve do të paguajnë taksën e kalimit.
Rreth 3 javë pas protestave të dhunshme në Kalimash, koncensionari po vijon punimet me ritme të shpejta për rindërtimin e terminalit të pagesave.
Për pak javë do të jenë gati 10 korsitë dhe 9 sportelet, ku do të arkëtohet edhe taksa e kalimit, bën të ditur “Koha jonë”.
Pasojat e djegies së sporteleve janë ende të dukshme, por kompania që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, tashmë i ka gati thuajse të gjitha materialet përbërëse të kësaj strukture.
Sapo qeveria të vendosë një afat për rinisjen e pagesës, koncensionari do të jetë gati për të operuar me taksimin për automjetet që do të kalojnë aty.
-
Pagesa për Rrugën e Kombit, më shumë se 5 euro
-
“Rruga e Kombit” nis me pagesë, forca policie pranë sporteleve
-
Rruga e Kombit pa pagesë edhe këtë sezon turistik
-
Përplasjet në Rrugën e Kombit, dëmtohet pothuajse tërësisht pika e pagesave rrugore
-
Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, pagesa megjithatë fillon nga 15 prilli