Prishtinë, 16 shkurt - Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot Marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin e Përgjithshëm Izola të Sllovenisë për realizimin e Programit të trajnimit për stafin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
Me këtë rast ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.
Marrëveshja e bashkëpunimit ka të bëjë me ngritjen e vazhdueshme profesionale të stafit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit që përmes rritjes së shkathtësive profesionale, udhëheqëse e menaxheriale, do të kontribuojnë në përmbushjen e nevojave shëndetësore dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët nga rajoni i Prizrenit.
“Përmes këtij partneriteti me Spitalin e Përgjithshëm të Izola dhe spitalet e tjera në Evropë, do të sjellim përvojat më të mira të shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe profesionistëve tanë do t’u japim një mundësi për zhvillim të vazhdueshëm mjekësor”, tha ministri Uran Ismaili.
Marrëveshja është pjesë e Projektit KSV -017 për të mbështetur institucionet shëndetësore në sektorin publik për përmirësimin e performancës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore, me theks të veçantë fuqizimin e kapaciteteve organizative dhe institucionale të Spitalit të Prizrenit.
-
Spitali i Prizrenit synon ngritjen profesionale të stafit shëndetësor
-
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi
-
Ekspertët kroatë do të ndihmojnë shëndetësinë kosovare, thotë ministri Ismaili
-
Kroacia me mbështetje shëndetësore për Kosovën
-
60 infermierë të Kosovës po marrin përvojat më të mira nga Sllovenia