Spitali i Përgjithshëm në Pejë është ankuar për fenomenin e futjes së bagëtive në oborrin e këtij spitali dhe numrin e madh të qenve endacakë. Në një komunikatë për media të mërkurën, spitali ka kërkuar ndihmën e institucioneve të nivelit komunal dhe atij qeveritar.
Ky spital ka thënë se futja e lopëve në oborrin e spitalit rrezikon pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe dëmton imazhin e institucionit.
“Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknikë që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merret me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive”, thuhet në komunikatë.
Ky spital ka thënë se në vazhdimësi ka kërkuar nga Inspektorati i komunës, Policia, Inspektorati sanitar që të merren masa ndaj pronarëve të bagëtive, por se fenomeni nuk është parandaluar.
Spitali i Pejës ka apeluar për ndihmë nga institucionet duke thënë se futja e bagëtive dhe problemi i qenve endacakë janë pengesë e jashtëzakonshme për punën e institucionit shëndetësor.
-
Spitali i Pejës kërkon urgjentisht mbështetje institucionale për largimin e mbeturinave
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Iniciohet formimi i shtabit emergjent pas sulmeve të qenve endacakë brenda QKUK-së
-
Shkoi ta vizitojë nënën e sëmurë në QKUK, përfundon si pacient nga kafshimi i qenve endacakë
-
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së