Spitali i Gjilanit, nga e hëna është bërë me CT 128 shtresore.
CT-ja është donacion i Qeverisë së Luksemburgut, përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se me këtë pajisje që llogaritet të jetë më modernia në Kosovë ngritën shërbimet dhe qytetarët nuk ka nevojë të presin me javë të tëra.
Kurse ambasadorja e Luksemburgut, Natacha Gomes, tha se Luksemburgu prej 20-vjetësh po e mbështetë Kosovën, posaçërisht në sferën e shëndetësisë.
Artikuj të ngjashëm