Spitalet publike janë në krizë për barna. Nëse furnizimi nuk përmirësohet ditëve në vijim, ekziston rreziku që shumë shërbime të mbyllen.
Në disa spitale nuk ka as terapi emergjente që mund të shpëtojnë jetë. Mungesë të theksuar të barnave ka edhe për pacientët e diagnostikuar me kancer, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungesa kaq të mëdha të furnizimit në sistemin publik shëndetësor që do të rrezikonin funksionimin nuk ka pasur qe afro dy vjet.
Kjo, sipas burimeve në QKUK, ka ndodhur për shkak të moskoordinimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për shkak të mosrishikimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës.
MSH-ja në fillim të vitit pati premtuar se me rishikim të buxhetit do të rritet buxheti për furnizim. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)