Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për sulmin në Banjskë. Ka theksuar se dy muaj, prej sulmit, janë kohë e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe konkluzione për të. Ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë më për episod të dhunës nga Serbia, prandaj edhe “për të mos ndodhur kjo është e rëndësishme edhe konkluzionet e hetimeve të Bashkimit Evropian, KFOR, EULEX, SHBA, në njërën anë por edhe sanksionet për Serbinë anën tjetër”.
“Sepse masat dhe sanksionet e Serbisë ne nuk i duam që të ketë dënim me ndëshkim por para se gjithash mos të ketë përsëritje nuk mund ta tolerojmë as durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit si sulm terrorist e kriminal dhe për këtë duhet të veprohet tash e jo nesër . Me këtë rast unë i bëj thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta shtrojmë çështjen me pyetjen kanë kaluar 2 muaj sepse pasnesër behën 9 muaj prej se në Bruksel jemi dakorduar për marrëveshjen bazike dhe gjatë këtyre muajve Serbia i ka shkelur së paku 8 nga 11 nenet e marrëveshjes bazike dhe në këto kushte ne konsiderojmë që aq më tepër nënshkrimi i saj është i domosdoshëm sepse nënshkrimi është ai që anulon shkeljet dhe garanton pranim dhe zbatim të qëndrueshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti ka deklaruar se i përket ndërmjetësuesve ta bëjnë publik draftstatutin për Asociacionin.
“Po bëhen 9 muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre 9 muajve, Serbia ka shkel marrëveshjet dhe draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët, unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”.
Ai ka thënë se mundësitë janë të kufizuara për ndikim në vendimin e Gjykatës Speciale pas vendimit që të akuzuarve Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’i pezullohet përkohësisht çdo komunikim.
Megjithatë, Kurti në një prononcim për media tha se bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, janë duke diskutuar e menduar se si mund të ndihmojnë në këtë që e quajti zhvillim negativ.
“Sigurisht që bëhet fjalë për zhvillim negativ meqenëse e pësojnë familjet dhe më të dashurit e atyre që po mbahen mbi tri vjet në burgun e Hagës. Unë këtë dje e kam marrë vesh nga deputetja Shqipe Selimi, që është bashkëshortja e Rexhep Selimit”.
“Njëkohësisht e kemi disktuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, për këtë zhvillim negativ. Por, ju e dini që ne i kemi mundësitë e kufizuara për të pasur cfarëdo ndikimi. Mirëpo. Natyrisht jemi duke menduar se si mund të ndihmojmë”, deklaroi kryeministri Kurti.
Specialja të enjten, 23 nëntor, bëri të ditur vendimin e përkohshëm teksa u bë e ditur se ky vendim u mor pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar që tha të akuzuarit kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues, duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale.
“Paneli urdhëron sekretarin t’iu kufizojë përkohësisht tre të akuzuarve kontaktet në përputhje me kushtet e përcaktuara në paragrafin 5, në pritje të përcaktimit përfundimtar të Panelist për bazueshmerinë e kërkesës...”, thuhet në vendimin e Dhomave të Specializuara.