Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar çështjen e dosjeve të dërguara ditë më parë në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje”, njofton PSRK.
Tutje, thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton publikun që zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim”, thuhet tutje.
Një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale në mëngjesin e së hënës kanë arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë. Ende nuk dihet se nga kush u dërguan ato.
-
Dosjet në OVL të UÇK-së: Njeriu kyç i Prokurorisë në Hagë po heton rrjedhën e dokumenteve
-
Specialja s’komenton nëse zyrtarë të saj morën dosje nga zyrat e OVL të UÇK-së
-
Policia e Krimeve të Rënda në zyrat e OVL-UÇK-së
-
OVL e UÇK-së pranon 4000 dosje të Gjykatës Speciale, thotë se nuk e di kush i solli
-
OVL e UÇK-së: Pretendimet e ZPS-së, tentim për kriminalizim të luftës çlirimtare