Në kohën kur në Kosovë ka organizime për të ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale, në Hagë po punohet për të sjellë para saj aktakuzat e para.
KohaVisioni ka biseduar me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Specializuar për Kosovën, David Schwendiman, i cili ka konfirmuar se ata janë në punë e sipër për atë që janë mandatuar nga ligji. Schwendiman ka thënë se ata do të jenë transparentë aq sa u lejohet, marrë parasysh ndjeshmërinë e rasteve dhe kufizimet ligjore, etike dhe profesionale që ka puna e tyre.
I pyetur nëse publikimi i aktakuzave po shtyhet për shkak të rrethanave në Kosovë, e që ka qenë kryesisht kohë e zgjedhjeve tash e 6 muaj, Schwendiman ka mohuar një gjë të tillë.
Që nga miratimi i Rregullores së Procedurës dhe Provave, Gjykata Speciale është juridikisht plotësisht funksionale. Që ky institucion i drejtësisë të funksionojë, fillimisht ishte vendosur nga deputetët e legjislaturës së kaluar, e presion më i madh për votimin e saj ishte bërë nga PDK-ja e atë kohë kryetari i saj, Hashim Thaçi.
-
Bajraktari: Prokuroria në Hagë s’arriti të argumentojë pikën “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”
-
Avokati i Thaçit: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës
-
Prokuroria Speciale: “Kërkesa e Thaçit, antikushtetuese”
- Gazetaria dhe drejtësia “speciale”
-
Specialja ka edhe 4 ditë kohë të konfirmojë ose jo aktakuzat