Arbëri

Specializantët paralajmërojnë ndjekjen e rrugёve ligjore nёse nuk u paguhen kujdestaritё shtesё

Oborri i Shёrbimit Spitalor tё Klinikave Universitare nё Kosovё ishte plot me specializantë këtë të enjte.

Nëpërmjet një proteste, ata kërkuan qё t’u paguhen kujdestaritё shtesё 24-orёshe dhe ato gjatё ditёve tё festave.

Ata thonë se janë të detyruar nga SHSKUK-ja qё tё punojnё mё shumё se dy ditё kujdestarie, ashtu si parashihet me kontratёn e tyre, tё nёnshkruar nga drejtori i SHSKUK-sё.

“Kemi bёrё disa kёrkesa, pra i kemi dёrguar me Drejtorin e SHSKUK-sё, dhe mund tё them qё heshtja ka qenё njёra prej pёrgjigjeve qё i kemi marrё, pastaj pёrgjigja qё nuk ka fonde e kёshtu me radhё”, ka thënë Arianit Zajmi, specializant i Neurokirurgjisë.

Zajmi ka bёrё tё ditur se protesta e tyre, e filluar javë më parë nga disa klinika me braktisje të kujdestarive 24-orëshe gjatë vikendit, do të vazhdojë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Madje, ai ka paralajmёruar ndjekjen e rrugёve ligjore nёse vazhdon heshtja e institucioneve.

“Me njёfarё forme ky ёshtё njё lloj i nёnçmimit, kjo mundem me thёnё qё ёshtё pasqyrimi mё i mirё i njё diskriminimi kolektiv institucional qё po bёhet ndaj mjekёve tё ri dhe ndaj specializantёve”, shtoi tutje Zajmi.

Njёzёri me Zajmin e specializantёt e tё tjerё ka qenё edhe Klinika e Kirurgjisё Plastike.

“Njё e shtune 24 orёshe ёshtё sa tri ditё pune nga 8 orё. Plus orёt e natёs qё llogariten si 1.5, do tё thotё i bjen 4 ditё e gjysmё. Dy tё shtune i bie sa nёntё ditё, do tё thotё nёntё ditё kёrkohen prej neve me punu edhe mos me na u pagu. Kjo ёshtё edhe shkelje e ligjit tё punёs, do tё thotё, se nuk mundesh me e detyru dikёnd me punu pa pagesё”, u shpreh specializantja e Kirurgjisë Plastike, Amire Demolli.

Ministria e Shёndetёsisё, nёpërmjet njё pёrgjigjeje pёr KOHЁN, ka sqaruar se ata obligohen qё t’i paguajnё vetёm ditёt e parapara me kontratё tё punёs dhe se çёshtja e kujdestarive shtesё i pёrket SHSKUK-sё.