Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’parashihet ngritje e normave tatimore për vitin e ardhshëm

Nuk do të ketë ngritje të normave tatimore për vitin e ardhshëm. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se me qëllim të krijimit të kushteve dhe një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nuk e kanë paraparë këtë ngritje.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me bizneset dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hamza tha 687 milionë euro do të jetë shuma që do të investohet nga buxheti i ardhshëm në investime kapitale.

Prioritet në këtë buxhet do të ketë sektori i arsimit me rritje prej rreth 26 për qind e pas tij, sektori i shëndetësisë me rritje për 22 për qind.

Hamza u premtoi bizneseve se nuk do ta kalojë asnjë ligj në kuvend pa i marrë vlerësimet e tyre.

Ai tha se janë duke krijuar Odën e përbashkët Shqipëri-Kosovë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, trajtimit korrekt të prodhuesve kosovarë në tregun e Shqipërisë.

E Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, është paraparë rritje buxhetore.

Brengat të cilat i kanë shprehur bizneset kanë qenë largimi i barrierave për prodhimet kosovare, ndryshimi i udhëzimit administrativ për skemën e veçantë për arin e investueshëm si dhe eliminimi i akcizës për gaz dhe mazut.